Jupp Heynckes ndjen se Bayern Munichu do të përfundojë në vendin e dytë në Grupin B.
Përkundër fitores prej 2-1 ndaj Celticut, Bayerni do ta ketë vështirë ta tejkalojë PSG-në në krye të tabelës.
Megjithatë, Heynckes u shpreh i kënaqur me fitoren në këtë takim.
“Unë e kam ditur se do të jetë shumë e vështirë, një ndeshje intensive. Ne kemi pasur kalendar të ngjeshur së fundmi dhe kemi punuar shumë”.
“Mendoj se ekipi luajti mirë me posedim, por Celticu pasoi dhe sulmoi në mënryë agresive”.
Winner 🎯😍 @Javi8martinez #CELFCB #MiaSanMia pic.twitter.com/6IfwqaKA9e
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) October 31, 2017
“Të shtunën e kaluar ne kemi pasur ndeshje të vështirë ndaj Leipzigut dhe kemi pasur tash një tjetër ndeshje të vështirë. Energji e madhe u duhet lojtarëve”.
“Me rëndësi është që siguruam kualifikimin, por do të jetë e vështirë të përfundojmë në krye të tabelës sepse PSG ka rekord të mirë kokë më kokë”, potencoi Heynckes. /Telegrafi/