Telegrafi

Heynckes: Ishte fitore e lehtë

Bavarezët fituan 3-1 në Emirates Stadium në ndeshjen e parë të sfidës së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve, dhe janë favoritë për të kaluar në çerekfinale.

“Thjesht ishte e lehtë për ekipin tim të luajë. Ne aktualisht jemi në një formë mahnitëse. Kualiteti jonë është se ne mund të shfrytëzojmë edhe gabimet më të vogla të kundërshtarëve tonë”, ka thënë Heynckes.

“Kur ju fitoni në Angli kundër një skuadre angleze, ky është një sukses i madh. Ne bëmë një start të shkëlqyeshëm me ata dy gola dhe bëmë një ndeshje të mirë. Më pas, kundërshtari jonë tregoi se ata janë material i Ligës së Kampionëve”, ka shtuar gjermani. /Telegrafi/