Telegrafi

Heynckes: Ishim më të mirë, por Navas na e mohoi finalen

SEVILLE, SPAIN - APRIL 02: Jupp Heynckes of Muenchen looks on during the Press Conference prior to their UEFA Champions League match against Sevilla FC at t Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on April 2, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij e meritoi finalen.

Sipas trajnerit gjerman Bayern Munich ishin më të mirë se sa Reali në dy ndeshjet e zhvilluar.

Mbretërit kaluan tutje me rezultatet të përgjithshëm 4-3.

(Foto: Getty Images)

“Gjatë dy ndeshjeve ne ishim qartë skuadër më e mirë, por ne nuk arritëm te shkojmë në finale”.

“E dominuam ndeshjen, por portieri i tyre Navas ishte spektakolar, sidomos në fund të takimit”, ka thënë Heynckes.

Navas në aksion (Getty)

Ky do të jetë takimi i fundit i Heynckes në Evropë, pasi ai do të largohet në fund të edicionit nga Bayern Munich.

Trajneri gjerman ka fituar titullin dhe është në finale të Kupës së Gjermanisë. /Telegrafi/