Bavarezët i humbën dy finale në sezonin e kaluar, atë në Ligën e Kampionëve dhe në DFB Pokal, që si duket e kanë bërë trajnerin e tyre shumë lakmitar.
“Nuk është e zakonshme të shohësh një trajner 67 vjeçar të punojë me aq shumë pasion. Dy finalet e humbura e kanë bërë atë shumë lakmitar”.
“Ai dëshiron të shkojë sërish në finale, por këtë herë për të fituar. Është argëtuese ta shohësh atë në stërvitje”.
“Ekipi është i stabilizuar dhe i ndërtuar mirë sepse asnjë trajner nuk ka ardhur këtu dhe të mundohet të krijojë diçka krejtësisht të re. Asgjë nuk ka pasur nevojë të ndërrohet”, ka thënë Mueller. /Telegrafi/