Telegrafi

Heynckes: Do të përpiqemi t’i fitojmë të gjithë titujt e sezonit

Bayern Munich është skuadra e radhës që është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët me rezultat të përgjithshëm 8-1 kanë eliminuar kampionin turk, Besiktas.

Pas takimit të zhvilluar në Stamboll, ka folur trajneri i gjermanëve, Jupp Heynckes, i cili ka pohuar se nuk ka ekip të dobët në garën më prestigjioze evropiane për klube.

“Besiktas është një skuadër e mirë, ka lojtar kualitativ. Po të luante në Bundesligë, do të përfundonte në pjesën e lartë të renditjes tabelore”.

“Ne jemi shumë të etur, duam të fitojmë çdo titull të mundshëm, por ne duhet të presim. Ne e duam Ligën e Kampionëve. Do të shikojmë nga ndeshja në ndeshje. Në Gjermani kjo temë shpesh flitet. Me mua, Liga e Kampionëve po shënjestërohet”.

“Fitimi i Ligës së Kampionëve është shumë i vështirë. Ju gjithmonë duhet të jenë në formë. Duhet të mos keni ndonjë të lojtarë të ndëshkuar apo të lënduar. Ju nuk mund të zgjidhni kundërshtarët e Ligës së Kampionëve”, tha Hyenckes.

Ndryshe, Bayern të premten do të mësojë kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/