Site icon Telegrafi

Heung-Min Son do të shkojë të kryejë shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut

Derisa futbolli është i suspenduar, disa lojtarë kanë marrë veprim për planet që i kishin përjashtuar për një kohë.

Heung-Min Son dëshiron që të përfundojë një plan që ka kohë që po i sillet përreth tij dhe tani është koha e duhur për ta hequr qafe.

Ylli i Tottenham Hotspurit është i obliguar që ta përfundojë shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut dhe ka vite që po i kërkohet një gjë e tillë.

Sipas asaj që raporton Naver, kishte plane që Son ta përfundonte atë në këtë verë, mirëpo derisa futbolli është i suspenduar shkaku i pandemisë botërore, ai  pritet të shkojë tani.

Anësori koreano-jugor nuk dëshiron të humbë kohë dhe do të shkojë ta përfundojë atë qysh na ky muaj.

Lexo po ashtu Koreja e Jugut i fiton Lojërat Aziatike, Heung-Min Son i shpëton shërbimit ushtarak

Ai aktualisht gjendet në Korenë e Jugut me lejen e Spurs shkaku i lëndimit të pësuar në muajin shkurt, andaj tani do të ketë shansin e duhur që të kryejë shërbimin ushtarak.

Son ishte kushtëzuar se nëse nuk tregojnë së bashku me skuadrën sukses në lojërat aziatike të vitit 2018, do të futej menjëherë në shërim ushtarak, mirëpo arritën të shpalleshin kampion dhe i shpëtuan detyrës. /Telegrafi/

Exit mobile version