Sulmuesi i Tottenahmit, Heung-Min Son, është në rrugë të mbarë që t’i shpëtojë shërbimi ushtarak në shtetin nga vjen, Korenë e Jugut.
Ylli korean po merr pjesë aktualisht në Lojërat aziatike.
Ai po e ndjek medaljen e artë, ku me fitimin e saj ai mund t’i ikë shërbimit ushtarak në vendin e tij.
Son i ka ndihmuar skuadrës që të arrijë në finale të Lojërave Aziatike.
Ai dhe Koreja e Jugut duhet të fitojnë që ai të falet, pasi shteti mund t’i amnistojë sportistët nëse bëjnë arritje të mëdha.
Nëse 26-vjeçari do të humb finalen, ai do të përballet me dy vjet të detyrueshme shërbim ushtarak.
Ka qenë vet Son që i ka kërkuar ndjesë klubit të tij për mungesën në fillim të sezonit për shkak të angazhimeve të tij me kombëtaren.
“Më vjen keq për shkak se Tottenhami është skuadra ime dhe ndihem shumë keq për shokët e ekipit tim dhe stafin”.
“Por unë do të luaj për vendin tim dhe kjo është gjithashtu e rëndësishme, por sinqerisht ndihem shumë keq për këtë”, ka thënë Son.
Koreja e Son do të luajë të shtunën në finalen e madhe ndaj Japonisë. /Telegrafi/