Telegrafi

Heung-Min Son harron lëndimin në ushtri, kthehet të luajë futboll

Futbollisti i njohur jug-korean Heung-Min Son ka lënë pas dëmtimin në gju, madje ka zbritur në fushë.

Këtë herë jo me skuadrën e tij, Tottenham Hotspur as me kombëtaren e Koresë së Jugut, por me trupat e Marinës në vendlindjen e tij.

Sulmuesi i skuadrës londineze për shkak të ndaljes së futbollit nga pendemia e coronavirusit, është detyruar t’i përgjigjet pozitvisht thirrjes së shtetit të tij për të kryer një trajnim një mujor me trupat e Marinës në ishullin Jeju të Koresë së Jugut.

Stërvitja e ashpër ka nisur ditën e sotme, teksa është zhvilluar edhe një ndeshje futbolli.

Ylli i Spurs ka marrë pjesë në të dhe ndeshja është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Kjo për të respektuar protokollet qeveritare  për të parandaluar përhapjen e epidemisë.

/Telegrafi/