Site icon Telegrafi

Heung-Min Son bëri njërin ndër simulimet më të shëmtuara në futboll në sfidën kundër West Hamit

Son-Heung Min bëri diferencën pasi Tottenham Hotspur mundi West Ham United të dielën, por sulmuesi u tall në rrjetet sociale pas paraqitjes së tij.

Spurs dhe Hammers ishin në kërkim për tre pikët, pasi ata vazhdojnë të shpresojnë se mund të kapin rivalët londinez Arsenal për të përfunduar në katërshen e parë.

Gjërat nuk nisën mirë për West Hamin, pasi Kurt Zouma shënoi një autogol pas vetëm nëntë minutash, dhe Son vërtet bëri diferencën me dy golat e tij, pavarësisht se Said Benrahma e ktheu skuadrën e tij në lojë për të bërë rezultatin 2-1.

https://twitter.com/propernorty/status/1505601623577538561?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1505601623577538561%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fson-heungmin-mocked-for-dive-against-west-ham-united-20220320

Ndërkohë që golat e tij po bëninin diferencën, sulmuesi koreano-jugor mori vëmendjen e gabuar për një arsye banale.

Ndërsa sulmuesi i Spurs ecte për të ekzekutuar një goditje nga këndi, Zouma e goditi topin në drejtim të tij, jo shumë fort, dhe e rrëzoi disi në tokë ish-lojtarin e Bayer Leverkusen.

Ai moment ishte një simulim i pastër nga Son, e që momenti nuk kishte se si të mos bëhej viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version