Hetuesit që i dërgoi prokurorja Vilma Ruskovska gati katër orë kaluan në objektin e PSP-së. Të punësuarit në PSP pas mbarimit të punës kaluan nga pjesa e pasme e prokurorisë.
Tani për tani s’ka informacione deri kur do të mbesin hetuesit brenda, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Burime nga PSP thonë se hetuesit kërkojnë vendimet për shtesat e larta për të punësuarit.
Prokurorët e PSP-së, të cilët nuk dëshiruan të flasin publikisht, pas kamerave thonë se nuk ka ndarje ilegale të parave sepse shtesat janë dërguar në pajtim me Ligjin për PSP-në dhe se këtë e ka ditur Këshilli për Prokurorë Publikë dhe Kuvendit i cili ka votuar buxhetin.
Përmes platformës “Financa të Hapura”, opinioni mësoi se prokurorët kishin marrë dhjetëra mijëra euro në vit, për diskrecion dhe për mos zbulimin e materialeve komprometuese nga bisedat e përgjuara.