Ta zbulosh se ju ka tradhtuar partneri asnjëherë nuk është ndjenjë e mirë – por, shumica e njerëzve më parë do ta kuptonin të vërtetën sesa të jetonin në iluzion.
Për ta zbuluar një partner tradhtar, femrat shpeshherë kërkojnë ndihmën e ekspertëve; hetuesve privatë, të cilët i sigurojnë të ardhurat duke i zbuluar lidhjet sekrete dhe aferat e ndryshme, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh se janë “gjuetarë të tradhtarëve”, hetuesit privatë i dinë të gjitha shenjat që shërbejnë si indikatorë se dikush është duke fshehur diçka – ose dikë!
Tom Martin është një hetues i tillë, madje ish agjent federal, i cili së fundmi për “The Independent” ka zbuluar disa shenja që tregojnë se partneri është duke ju tradhtuar.
Në fakt, ai ka krijuar një listë me shumë shenja që mund të jenë paralajmërues të tradhtisë.
Por, thotë se nëse partneri juaj i ka një apo dy prej këtyre shenjave, nuk keni arsye të brengoseni. Megjithatë, nëse ka më shumë se katër shenja, atëherë gjërat mund të jenë më ndryshe.
Sipas tij, disa prej shenjave më të zakonshme dhe më të qarta janë qëndrimi më vonë në punë, udhëtimet e punës, jeni duke bërë më pak seks, mbrohet më shumë gjatë fjalosjeve.
Ka filluar të shkojë në palestër ose edhe blerja e gardërobës së re mund të jenë shenja se partneri është duke u munduar ta përmirësojë veten – me shumë mundësi duke pasur dikë tjetër në mendje.
Sidoqoftë, këto janë shenjat që nuk duhet t’i injoroni:
– I ka ndryshuar shprehitë
– Del më herët nga shtëpia dhe kthehet më vonë
– Ka më shumë udhëtime biznesi
– Mungon në ngjarje familjare ose pushime familjare
– Punon më shumë jashtë orarit
– Shpenzon para në mënyrë të pashpjegueshme
– Ka llogari të fshehta në Instagram, E-mail, etj.
– Kujdeset më shumë për higjienën
– Mban aromën e dikujt tjetër
– Blen dhurata të cilat nuk i keni parë
– Mban gjëra të pashpjegueshme, p.sh. prezervativë në veturë
– Ka filluar të bëjë palestër
– Ka thirrje të humbura nga numra të panjohur
– Jeni duke bërë më pak seks
– I urren vizitat befasuese . /Telegrafi/