Prokuroria ka hapur hetime në lidhje me zërat për Këshillin gjyqësor të Maqedonisë për gjoja rritje të rrogave me 21 mijë denarë shtesë, duke përfshirë edhe pranimet e vjetra të shtatorit.
Dokumentet janë nënshkruar nga Zoran Karaxhoski, si njeriu i parë i Këshillit për buxhet gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me vendimet e marra për anëtarët e Këshillit në fjalë, përcaktohet pagesa e shtesave të rrogave me vlerë deri 35% e rrogës bazë.
Me këtë rast, Prokuroria Themelore Publike (PTHP) do të shqyrtojë se a ka bazë në këtë vendim. Është duke u hetuar përgjegjësi e mundshme penale për keqpërdorime të pozitës zyrtare dhe kompetencave dhe dëmi i shkaktuar ndaj Buxhetit të shtetit me pagesën e shtesave që nuk janë të shënuara në Ligjin për rroga të anëtarëve të Këshillit gjyqësor.
Padi penale për këtë rritje ka paralajmëruar edhe Sindikata e punëtorëve administrativ nëpër gjykata – SPOGJ./Telegrafi/