Telegrafi

Hetohet privatizuesi i Llamkos-it

Kjo kompani bashkë me kompaninë turke “Çesna”, edhe raundin e kaluar të priovatizimimit ishin shpallur fitues të tenderit por as njëra nga to nuk kishte mundur ta paguante garancinë bankare prej 500 mijë euro, raporton Zëri.

Po ashtu, kjo kompani është duke u hetuar, pasi që në raundin e kaluar të privatizimit kishte sjellë dokumente të dyshimta rreth mjeteve për ta paguar fabrikën.

Në atë kohë, pasi kishte dështuar të paguajë paratë me kohë “Mutafqi Dragon” kishte sjellë në AKP një dëshmi bankare nga “Yapi Kredi Bank”, por ajo si e tillë është cilësuar si e dyshimtë nga AKP-ja.

Mrika Tahiri nga kjo agjencia thotë se deri më tash kompania “Mutafqi Dragon” është fituese e tenderit për privatizimin e Llamkos-it. /Telegrafi/