Naime Krasniqi, gjyqtare e Gjykatës Themelore e Prishtinës, po hetohet nga Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD) për njëanshmëri gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar ndaj një të riu prej një fshati të Klinës.
Brenda vetëm 24 orëve ishte finalizuar hetimi, ishte ngritur aktakuza dhe ishte mbajtur gjykimi i të riut Alban Morina, pas një kërcënimi që ai kishte bërë përmes rrjetit social “Facebook” ndaj të birit të kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Mustafa, si dhe ministrit të Punës, Arban Abrashi, shkruan Koha Ditore.
I gjithë procesi ndaj tij ka përfunduar brenda 24 orëve.
Morina ishte dënuar me tre muaj burgim për veprën penale të kanosjes bazuar në një aktakuzë, e cila i është ngritur atë ditë që është arrestuar.