Telegrafi

Hetohet martesa e të miturve në Malishevë (Video)

Në prani të miqve dhe familjarëve F. Sh nga fshati Ngucat i komunës së Malishevës dhe Z. K. nga fshati Javor i Suharekës i dhanë fund beqarisë së tyre.

Megjithatë, edhe pse kjo tingëllon si një dasmë e rregullt me të ftuar, muzikë, hare e gëzim, nuk është aspak e tillë.

Kjo për faktin se të sapomartuarit janë vetëm fëmijë.

Lexo po ashtu Babai përgënjeshtron të gjithë, zbulon moshën e çiftit të ri Fitimit e Zelfijes

Që këta janë të mitur dhe kjo nënkupton vepër kundër ligjit nuk i pengoi prindërit e këtyre të rinjve të mos i shtyjnë drejt martesës.

Lexo po ashtu E çuditshme: Një 14 vjeçar shqiptar martohet me një vajzë 13 vjeçe (Video)

Për ketë të martën Qendra për Punë Sociale në ketë komunë ka filluar të merret me rastin, njëkohësisht edhe Prokuroria në Gjakovë.

I kontaktuar përmes telefonit, kryeprokurori Ali Selimaj ka thënë se tashmë është konfirmuar se të rinjtë i përkasin moshës 15 vjeçe dhe të nesërmen do të dalin me një raport mbi hapat që do ndërmerren.