Site icon Telegrafi

Hetohet kryeshefi i AKPM-së

Vjedhja e një sasie të madhe të barnave nga hapësira e objektit të Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore para pesë vjetëve është kthyer sërish nën llupën e organeve të drejtësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Në cilësinë e të dyshuarit është kthyer kryeshefi aktual, Jeton Shala, i cili në vitin 2011, kur janë zhdukur barnat, ka qenë ushtrues detyre i kësaj pozite.

Gazeta ka mësuar se Prokuroria Themelore para disa javësh ka nisur të intervistojë për të dytën herë dëshmitarë në lidhje me këtë rast.

Hetuesit e krimeve ekonomike me urdhër të prokurorisë, sipas burimeve të gazetës para disa javësh kanë shkuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe kanë kërkuar informata për këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version