Site icon Telegrafi

Hetohet blerja e penjve kirurgjikë, dyshohet se ishin të cilësisë së dobët

Më shumë se 100 mijë euro ka paguar Ministria e Shëndetësisë në vitin 2013 për penjtë kirurgjikë.

Por cilësia e tyre është konstatuar të ishte e dobët. Ankesat e mjekëve se penjtë po këputeshin gjatë operacioneve e kanë shtyrë Policinë e Krimeve Ekonomike të hetojë mënyrën se si është zhvilluar ky tender, shkruan sot Koha Ditore.

Ky institucion dyshon se ka pasur parregullsi në përzgjedhjen e fituesit. Komisioni Vlerësues i këtij procesi dyshohet se ka shpallur fitues kompaninë e cila nuk i plotësonte kushtet e specifikuara në tender.

Foto: Ilustrim

Exit mobile version