Telegrafi

Hetohen sendviçët e OBRM-PDUKM-së (Video)

Prokuroria Speciale Publike në kuadër të hetimeve para komunës Qendër, po heton edhe sendviçët që iu janë ndarë simpatizantëve të OBRM-PDUKM-së, gjatë kohës së protestave para komunës Qendër në vitin 2013, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dyshimet janë se furgoni që ka arritur para komunës i “armatosur” me sendviç është në posedim të institcioneve shtetërore të cilin e ka drejtuar i punësuari gjithashtu në këtë institucion, ndërsa sendviçët kanë qenë të paguar nga një bukëpjekës i njohur në Shkup.

Në inçizimet e NOVA TV në protestat e 10 qershorit 2013 mund të shihet ndarja e sendviçëve të ashtuquajturëve besimtarëve, të cilat atëherë protestuan kundër shkatrrimit të kishës (e njejta asnjëherë nuk ka qenë në agjendë të prishet) dhe e dëmtuan komunën.
Sendviçët kontrovers u bënë objekt tallje në rrjetet sociale./Telegrafi/