Një komision i formuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë është duke hetuar se si u kuruan njëzetë pacientë me tuberkulozë në Institutin për TBC në Shkup.
Dosjet mjekësore do të analizohen nga komisioni profesional, pas së cilës do të vërtetohet nëse këta pacientë kanë marrë terapi dhe ilaçe, pa patur nevojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i Institutit për TBC mohon që të jenë kuruar pacientë, pa qenë të diagnostifikuar me tuberkulozë.
Në bisedë me 24Vesti, drejtori thotë se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti, duke sqaruar se pacientët fillimisht janë kuruar te mjekët amë të cilët nuk kanë arritur ta njohin sëmundjen, dhe pas përkeqësimit të shëndetit të tyre, pacientët janë udhëzuar për në institut, ku është diagnostifikuar tuberkuloza.
Drejtori Predrag Bozhivkoviq thotë se mjekët amë nuk kanë aparatura dhe laborator për këtë sëmundje, por duhet ta njohin nëse bëhet fjalë për TBC, apo jo./Telegrafi/