Telegrafi

Hetohen naftëtarët

Kryetari i këtij Komisioni, Osman Ejupi, thotë se ka vend për hetime dhe se Komisioni që ai udhëheq, është në monitorim e sipër të këtij rasti.

“Jemi në monitorim të kësaj çështjeje, sepse konsiderojmë se shpeshherë ngritja e çmimeve në bursën ndërkombëtare nuk reflektohet drejtpërdrejt edhe në ngritjen, respektivisht zbritjen këtu në vend”, thotë Ejupi.

Në rastin e parë, pra kur atje ngrihen çmimet, kjo ndodh menjëherë edhe në Kosovë. Ndërsa, në rastin tjetër, kur në bursë ulen çmimet e derivateve, pikat e shitjes në Kosovë nuk i lirojnë çmimet derisa t’i shesin rezervat.

Tani për tani, çmimi i naftës me pakicë nëpër pika të shitjes sillet nga 1.02-1.07 centë, derisa benzina kushton 1.04 – 1.08 centë.

Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Nazmi Bytyqi, mohon ekzistimin e një marrëveshjeje të tillë mes kompanive të naftës.

Ai këtë e argumenton me ekzistimin e çmimeve të larmishme, varësisht prej pikave të shitjes dhe vendit ku gjinden ato. /Express/Telegrafi/