Site icon Telegrafi

Hetohen dy ish-funkisonarë qeveritarë të Maqedonisë

Dy ish-funksionarë qeveritarë janë nën hetime dhe dyshohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

Sipas Prokurorisë Publike, më 2016, njëri nga të dyshuarit ka miratuar propozim kërkesë për një marrëveshje autoriale për përpilimin e një mendimi juridik në sferën e lëndëve të para energjetike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mendimi është përgatitur, por nuk është dorëzuar në kohë dhe këtë e kanë ditur të dy të dyshuarit.

Mirëpo, i dyshuari i dytë, zv. ministër i atëhershëm, me një deklaratë të rrejshme e ka pranuar se puna është kryer në kohë, dhe se janë plotësuar të gjitha kushtet, duke miratuar pagesë prej mbi një milionë denarë./Telegrafi/

Exit mobile version