Vdekja e yllit të serialit Friends, Matthew Perry, tronditi botën me t’u raportuar nga mediet e huaja.
Policia tani ka një pasqyrë të re për vdekjen e aktorit, pasi nisi një hetim për vdekjen e tij, shkruan New York Post.
Një burim i zbatimit të ligjit tha për People se hetimi ishte “afër përfundimit” dhe se autoritetet besojnë se “shumë njerëz” duhet të akuzohen në lidhje me vdekjen e aktorit të njohur.
Perry u gjet i vdekur në tetor në xhakuzin e shtëpisë së tij në Los Angeles.
Raportet fillestare indikuan se ai ishte mbytur në ujë, megjithatë një raport toksikologjik konfirmoi se ai vdiq nga efektet akute të ketaminës. Mënyra e vdekjes së tij u gjykua si aksidentale.
Si faktorë kontribuues për vdekjen e tij gjithashtu u renditën edhe mbytja, sëmundja e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës.
Në muajin maj, TMZ mësoi nga burime të zbatimit të ligjit se ata filluan një hetim mbi atë se ku u furnizua Perry me ketaminë dhe kush i dha atij ilaçin toksik.
Policia lokale dhe Administrata e Zbatimit të Drogës janë të përfshirë në hetim, sipas TMZ. /Telegrafi/