Site icon Telegrafi

Hetimi për rastin Kërmzov drejt fundit, të implikuar edhe politikanë

Hetimi për rastrin e njohur si “Kërmzov” është drejt fundit dhe së shpejti do të publikohen informacione për keqpërdorimet e miliona shumave të ndërlidhura me kthimin e TVSH-së kompanive. Sipas informacioneve nga hetimi i deritanishëm dalin raste të reja, ndërsa keqpërdorimi deri më tani arrin rreth 15 milionë euro.

Hetimi prek deri te politikanët aktualë dhe ata për momentin nuk kanë imunitet.

Në shtator është kryer aksion për evazion fiskal në kompani në Strumicë, Shkup dhe Gostivar. Janë arrestuar katër persona, ndërsa prokurori publik i shtetit ka bërë të ditur se është hapur rast për mashtrim tatimor dhe pastrim parash dhe se tre persona janë marrë në pyetje, ndërsa për njërin janë propozuar masa parandaluese.

Nga hetimet e organeve kompetente lidhur me rastin “Kërmzov” rezulton se nga Eurostandard Bank janë transferuar mbi disa milionë euro në llogaritë në Turqi. Sipas njoftimeve të mediave, hetimi është duke u shtrirë në disa kompani të Strumicës, të cilat ishin pjesë e skemës së biznesmenit strumicas Risto Kërmzov për përvetësim të parave.

Kryeministri Hristijan Mickoski më 16 shtator në lidhje me aksionin e fundit për evazion fiskal tha se është një nga seria e hetimeve që do të pasojnë në periudhën e ardhshme. 

Exit mobile version