Site icon Telegrafi

Hetimi për fletëpagesat e rreme të Sillvana Bonevës është në përfundim

Hetimi për lëndën e PSP-së “Drumarina”, ku e dyshuar është ish deputetja e OBRM-PDUKM-së, Silvana Boneva është në fazën përfundimtare. Kështu thuhet në raportin gjashtë mujor të PSP-së, që u shpall dje.

Gjashtë muajt e kaluar PSP ka marrë disa veprime hetuese, ka dëgjuar dëshmitarë dhe ka çuar më shumë kërkesa në institucione të ndryshme ku kanë marrë të dhënat e nevojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lënda është në fazë përfundimtare, pas mbarimit të procedurës hetuese, do të sillet vendimi i prokurorisë”, shkruan në raportin e prokurorisë.

Më 19 dhjetor të vitit 2017, PSP hapi 7 raste të reja, ku njëra nga to ishte edhe hetimi për Bonevën.

Sipas PSP-së, në periudhën nga qershori i vitit 2012 deri në dhjetor të vitit 2015, Silvana Boneva ka dorëzuar 843 llogari fiskale që i ka marrë nga relecionin nga Strumica deri në Shkup.

Prokuroria thotë se ka dëshmi se Boneva ka qenë në Shkup dhe se automjeti i saj ka kaluar 100.000 kilometra më pak nga ajo që është dashur të ketë nëse ka udhëtuar secilën ditë.

Boneva atëherë deklaroi se hetimi është i pabazuar dhe se nuk do të komentojë hetime të organit që nuk ka pasur të drejtë të hap hetime./Telegrafi/

Exit mobile version