Site icon Telegrafi

Hetimi ndaj kryebashkiakut, Berisha: Edi Rama i dhuroi azilin politik Erion Veliajt

Foto: Arkiv

Beteja politike nuk njeh pushim as në ditën e fundit të vitit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli me një video mesazh, jo për të përcjellë urimin për 2025, por për të akuzuar Edi Ramën për qëndrimet publike që dha për kryebashkiakun Veliajn, duke nënvizuar, se ato janë një alibi për të kërkuar azil.

“Edi Rama i bëri dje Erion Veliajt dhuratën më të pazakontë për Vitin e Ri 2025. Ai defakto me deklaratën e tij se, Erion Veliajn po e linçojnë në vendin ku ai është kryeministër, i firmosi lejen e azilit politik, pothuajse në çdo vend që ai ta kërkojë, pasi linçimi është një akt i dënueshëm dhe meriton mbrojtje kudo që kërkohet”, tha Berisha.

Kryedemokrati në video flet për një shantazh të Veliajt ndaj Ramës.

“Thuhet se Rama mori një ultimatum nga Erion Veliaj, në të cilin i thotë se, ato që bërë ndaj meje do ti kesh të gjitha në kurriz, por jo vetëm, por së bashku me Lindën dhe familjen. Ky kërcënim detyroi Ramën të bëjë një kthesë prej 180 gradësh dhe të firmosë lejen e azilit politik për njeriun me të cilin ka vjedhur së bashku, qindra e qindra milionë”, shtoi ai.

Këto akuza vijnë pak ditë pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi se Erion Veliaj është zyrtarisht hetim për katër vepra penale.

Exit mobile version