Site icon Telegrafi

Hetimet për natën e dhunshme të 27 prillit, këto janë të rejat nga MPB-ja

Në lidhje me natën e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, SPB e Shkupit ka doërtuar gjashtë raporte në Prokrorinë themelore në Shkup në lidhje me aktivitetet e ndërmarra rreth ndriçimit të plotë të rastit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Raport i veçantë është dorëzuar për kallëzimin penal ndaj A.K, pasi që është kryer kontrollë në shtëpinë dhe hapësirat tjera pronësore të të paditurit. Gjatë kontrollit janë gjetur materiale të rëndësishme për procedurën penale.

Policia bën të ditur se ka dorëzuar raport në lidhje me bisedat me më shumë gazetarë, si edhe me personin M.P, për të sqaruar çështjen e padisë penale për ”vrasje në tentativë” të kryer ndaj Ziadin Selës.

Gjithashtu, në shtëpinë e një gazetari janë gjetur materiale të shumta si fotografi, USB, laptop, telefon celular, kamerë dhe DVD, të cilat do të shërbejnë për procedurë penale.

Policia konfirmon praninë e agjentit serb, Goran Zhivaljeviq në Kuvend, nga ora 22:04 e deri në ora 00:11./Telegrafi/

Exit mobile version