Site icon Telegrafi

Hetimet e PSP-së për harxhimet e rrejshme të rrugës mund të zgjerohen edhe për një deputet

Prokurorja Speciale, Katica Janeva, njoftoi se hetimi për rastin “Patarina” i cili është hapur për Silvana Bonevan, mund të zgjerohet edhe për një deputet.

Janeva tha se është e mundur që Prokuroria Themelore të hetojë nëse edhe një deputet ka dhënë të dhëna të rremë të udhëtimit, por nuk e zbuloi emrin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin e PSP-së “Patarina” ish-deputetja e OBRM-PDUKM-së, Silvana Boneva, dyshohet se ka kryer mashtrime në detyrë zyrtare, në lidhje me harxhimet e rrugës.

E dyshuara përderisa ka qenë deputete, prej vitit 2011 deri 2015 deri tek organet zyrtare ka dorëzuar llogari fiskale të rrejshme të pikave pagesore sikur të kishte udhëtuar në Parlament, ndërsa PSP ka dëshmi se nuk ka udhëtuar.

Boneva nuk i ka treguar saktë harxhimet e rrugës dhe ka shkaktuar dëm në buxhet në vlerë prej 100 mijë eurove./Telegrafi/

Exit mobile version