Autoritetet që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, po e hetojnë një nuse të paemëruar nga Kandy i Shri Lankës, që angazhoi 250 nxënës për t’ia mbajt vellon të gjatë hiç më pak se tri kilometra.
Derisa ecte së bashku me dhëndrin nëpër rrugën kryesore të qytetit, fëmijët e angazhuar duhej ta mbanin pëlhurën e shtrenjtë, transmeton Telegrafi.
“Angazhimi i nxënësve gjatë orëve të mësimit, është i dënueshëm deri në dhjetë vjet. Po mundohemi që ky rast të mos përsëritet e të mos kthehet në trend”, thuhet në raport.
Mësohet se ajo ka angazhuar edhe 100 vajza që të shpërndajnë lule gjatë ceremonisë martesore. /Telegrafi/
https://youtu.be/dPJFliyjo4E