Site icon Telegrafi

Hetime për kirurgen që këndonte dhe vallëzonte gjatë operacioneve (Video)

Dr Windell Boutte nga Atlanta e Shteteve të Bashkuara, është nën hetime, pasi u shpërndanë në internet videot e saj, ku shihet duke kërcyer dhe kënduar në sallën e operimeve. Para trupave të ekspozuar të pacientëve.

Këta të fundit, kërkuan llogari nga kirurgia e cila kryente veprime të pazakonta, ndërsa ata ishin nën anestezion, transmeton Telegrafi.

“Kjo është shfaqja e pacientit, në mënyrën më të ulët”, ka thënë avokatja e njërit prej pacientëve të dëmtuar.

Deri më tani, në YouTube janë gjetur 20 video të Bouette, teksa argëtohet në këtë formë, teksa pritet të ngritët akuza për keqpërdorim të pozitës dhe profesionit.

Në anën tjetër, kirurgia specialiste nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, por detyrohet që së shpejti t’i përgjigjet autoriteteve. /Telegrafi/

https://youtu.be/O7HUJFCMff0

Exit mobile version