Telegrafi

Hetime për instalimin artistik: Vullnetarët ushqehen me mishin e pjekur, që ua prenë nga trupi (Video)

Policia është duke bërë hetime rreth një instalimi artistik, si pjesë e të cilit dy vullnetarëve ua prenë një pjesë të mishit, e fërguan dhe ua dhanë ta hanë.

Ky punim nga Artur Berzins është transmetuar Live në Facebook, duke shkaktuar shqetësime të shumta, transmeton Telegrafi.

Në ambientet e një galerie në Riga të Letonisë, dy aktorë qëndruan të qetë, teksa një grua e veshur me uniformë forenzike, kreu prerjen – sipas të gjitha gjasave, pa anestezion. Mishi i njerëzve, është vendosur më pas në një tigan për tu fërguar, për t’ju dhënë më pas si ushqim.

Autoritetet janë duke bërë hetime, për të identifikuar pjesëmarrësit që besohet të jenë vullnetarë, për të zbuluar nëse ishte intervenim i vërtetë, apo inskenim.

“Eshatologji” mbanë emrin instalimi, përmes së cilit është dashur të tregohet, se si ‘njerëzit do bëhen kanibalë, po që se mbarojnë ushqimet’.

Megjithatë, policia nuk po është duke gjetur prova për ta akuzuar artistin Berzins, i cili edhe më parë ka pasur paraqitje kontroverse. /Telegrafi/