Në Padua të Italisë, një klient ka mbetur i tmerruar kur kamerieri ia ka ofruar atë që duket sikur të jetë shputa e këmbës së njeriut.
Mysafiri nga Sllovenia dhe miqtë e tij që kishin kërkuar putra ariu, nuk kanë mundur t’i besojnë syve kur se në pjatë iu ka ardhur ushqimi shumë i pazakontë, transmeton Telegrafi.
Pasi fotografia e gjymtyrëve ka dalë në rrjete sociale, Policia ka shkuar në restorantin kinez dhe ka nisur hetimet. Megjithëse patologët thonë se janë shputat e pjekura të njeriut, imazhit duhet t’i bëhen hetime të mëtutjeshme.
Në magazinë nuk është gjetur ndonjë pjesë e ngjashme, por janë konfiskuar 24 kilogramë mish me prejardhje të dyshimtë. Në kuzhinën e mbuluar nga papastërtia dhe yndyra, janë gjetur kofsha bretkosash dhe mish gaforresh me afat të skaduar.
Nuk dihet nëse ende është i hapur ky restorant, që është i njohur për përgatitjen e specialiteteve të ndryshme kineze. /Telegrafi/