Site icon Telegrafi

Hetime ndaj tre ministrave francez për keqpërdorime

Tre ministra francez dyshohet se kanë përdorur buxhetin e shtetit në mënyrë të pakontrolluar, shkruan gazeta franceze Le Canard Enchaine.

Gazeta ka shkruar se ish ministri i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve, aktualisht kryeministër, ministrja e Ambientit, Segelone Royal dhe ministri i Mbrojtjes, Jean Yves Le Drian, kanë përdorur buxhetin shtetëror në mënyrë të pakontrolluar.

Gazeta ka pohuar se tre ministrat kanë përdorur buxhet prej 300 milionë eurosh pa prezencën e një këshilltari të regjistruar financiar dhe se Gjykata e auditimit do të mbajë seancë në lidhje me këtë çështje më 20 shkurt.

Theksohet se pohimet në fjalë përfshijnë shpenzimet buxhetore të ministrave në periudhën 2013-2015.

Exit mobile version