Për shkak të dyshimit bazë se ka kryer vepër penale “tentim vrasje”, Prokuroria Themelore Publike Kavadar ngriti hetim kundër një gruaje 32 vjeçare
Siç informon sot Prokuroria Publike, dje në orët e hershme të mëngjesit, gjatë një dhune familjare, e dyshuara ka tentuar ta privojë nga jeta nënën e saj. Derisa viktima flinte në dhomën e përbashkët, e dyshuara e cila një kohë të gjatë është kërcënuar se do ta kryejë veprën, e ka goditur nënën e saj me një send të fortë në kokë (çekiç). Dëshmitar i ngjarjes ishte babai i të dyshuarës i cili e ka mbajtur dhe nuk i ka lejuar të largohet pas ngjarjes.
“Për shkak të rrezikut nga arratisja, para se gjithash duke e marrë parasysh vlerën e dënimit me kusht për këtë lloj vepre penale, mundësia të ndikojë ndaj dëshmitarit ose të tentojë ta kryejë veprën penale, prokurori publik te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kavadar dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në kumtesë.
Gjyqtari e pranoi propozimin dhe mbrëmë mori vendim me të cilin të dyshuarës i ka përcaktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30-të ditësh.