Site icon Telegrafi

Hetim për 23 vjeçarin nga Shkupi për drogë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit dha urdhër për zbatimin e masave hetimore kundër një personi për drogë.

Sipas Prokurorisë, 23 vjeçari nga Shkupi në shtëpinë e tij ka pasur marihuanë prej 486.04 gramë e paketuar në disa paketime më të vogla dhe 4.04 gramë amfetaminë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Droga është gjetur gjatë kontrollit më 24 prill, nga ku janë konfiskuar edhe dy peshore digjitale”, shprehen nga Prokuroria.

Ata shtojnë se prokurori në procedurë të mëhershme gjyqësore në Gjykatën Penale të Shkupit ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit./Telegrafi/

Exit mobile version