Garda e Republikës së Shqipërisë dhe Policia e Shtetit kanë nisur hetimet penal kundër nënkryetarit demokrat Edi Paloka, pas incidentit të ndodhur në Kuvend e Shqipërisë, ku ky i fundit i hodhi ngjyrë kryeministrit Edi Rama.
“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama”.
“Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, thekson deklarata e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit. /Telegrafi/