Prokuroria Themelore Publi Shkup mori urdhër për zbatimin e masave hetimore kundër 27 vjeçarit nga Shkupi, i dyshuar se ka kryer veprën penale shitje të drogës.
I dyshuari, më 14 dhjetor në shtëpinë e tij në Vllae, ka mbajtur marihuanë për shitje, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në hapësira tjera, janë gjetur marihuanë prej 28.66 gramë dhe dy peshore digjitale dhe mbetje të tjera të drogave.
Për shkak se i dyshuari mund të arratiset dhe të përsërisë veprën, prokurori gjykatësit i dorëzoi Propozimin për caktimin e masës së paraburgimit./Telgerafi/