Telegrafi

Hetemaj tregon pse refuzoi Kosovën

Për Përparim Hetemajn nuk ka qenë aspak zgjedhje e lehtë Finlanda para Kosovës.

Mesfushori i Chievos, që ka refuzuar të paraqitet në ndeshjen e parë ndaj Kosovës, ka vendosur të qëndrojë te Finlanda.

Përparimi ka thënë se në vendimin e tij për të mbetur te Finlanda, është ndihmuar edhe nga vëllai i tij, Mehmeti.

Lexo po ashtu Tre formacionet e mundshme të Kroacisë kundër Kosovës (Foto)

“Mehmeti tha se nuk do të bëja asnjë gabim sikur ta zgjidhja cilindo opsion, pasi të dyja opsionet ishin korrekte. Familja në Kosovë shpresonte ta përfaqësoja Kosovën, do të ishte nder për ta. Në fund, ndjeva që ishte më e mirë të vazhdoja me Finlandën”, tha Hetemaj.

Kosova dhe Finlanda janë në një grup, ndërsa Hetemaj nuk ka pranuar të luajë kundër vendlindjes.