Në emisionin Kojshia Show, mysafirë ishin Hetem Ramadani – studiues i meditimit, e Daut Demaku – profesor i mendimit pozitiv dhe Albatros Rexhaj – shkrimtar.
Hetem Ramadani ka folur edhe për shpirtin, për atë se çfarë mund të sheh njeriu pasi të vdesë dhe se a mund ta ndjejë ose sheh trupin e tij.
Ai thotë se shumë njerëz që edhe sot janë në mesin tonë e kanë përjetuar vdekjen.
“Ata në një far forme janë kthyer nga vdekja dhe kanë treguar tregimet e tyre. Ata kanë qenë klinikisht të vdekur. Në një libër përshkruhen rrëfimet e 203 personave që janë kthyer nga vdekja klinike dhe janë pyetur se çfarë kanë përjetuar. Mbi 100 prej tyre kanë thënë se kanë parë dritë. Kanë qenë në një tunel por që ka qenë i ndriçuar”.
Ramadani thotë se kur janë pyetur ata për mendimet e tyre në atë kohë, pothuajse të gjithë janë penduar që s’kanë bërë më shumë për njerëzit.
“Pothuajse të gjithë në atë gjendje ishin penduar pse nuk kanë bërë më shumë mirë për njerëzit tjerë”.
Studiusi thotë se edhe personalisht gjatë meditimit e kishte larguar shpirtin nga trupi, por thotë se edhe te pacientët e vdekur klinikisht, shpirti largohet nga trupi.
“Te këtë pacientë vetja apo vetëdija është larguar gjatë operacionit dhe kanë parë e dëgjuar mjekët derisa ata operonin trupin e tyre. Me këtë mjekësi themi se ata klinikisht kanë qenë të vdekur”.
Ramadani thotë se varësisht nga kulturat e ndryshme parajsa dhe ferri tregohen ndryshe.
Ai thotë se dihet që trupi pas vdekjes shpërndahet por sipas tij edhe shkencëtarët thonë se jeta vazhdon edhe pas vdekjes se trupit./Telegrafi/