Aktori Fisnik Ademi, i njohur për publikun si ‘Hetemi’ i serialit “O Sa Mirë”, është shndërruar në një prej personazheve më të dashur të këtij seriali.
Ai është i martuar prej vitesh me modelen e njohur Dhurata Lipovica, e cila sot (e martë) feston ditëlindjen.
Me këtë rast, Fisniku ka vendosur të publikojë një fotografi të çiftit në rrjetet sociale, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar urimet më të përzemërta për bashkëshorten e tij.
“Urime ditëlindjen shpirti jem. Jam shumë i lumtur që t’kam më shumë se gjithçka. Të dua gjithçka e imja”, ka shkruar Ademi në mbishkrimin e fotografisë.
Ndryshe, çifti në fjalë përveç aktiviteteve në profesionin e tyre, së bashku drejtojnë edhe një emision gatimi në Trbuna Channel.
Ata janë prindër të një djali, dhe janë ndër çiftet më të pëlqyer të estradës. /Telegrafi/