Cristiano Ronaldo ka shënuar het-trikun e tij të parë për Juventusin në Serie A.
Ronaldo edicionin 2019/20 e nisi ngadalë, por tani e ka arritur formën dhe kjo u pa sidomos ndaj Cagliarit.
Me të filluar pjesa e dytë ai e gjeti golin e parë, duke përfituar nga një hutim i mbrojtjes mysafire.
Goditja e tij e dytë erdhi në minutën e 69, ku portugezi shënoi nga pika e bardhë. Goli i tretë erdhi në fund, nga një pasim i Douglas Costas.
Ishte një moment historik për Ronaldon pasi ai e shënoi het-trikun e tij të parë në në Serie A.
Ky ishte het-triku i parë në pesë kampionatet e forta, që i bie të jetë edhe i pari i kësaj dekade që jemi futur.
Ai u bë lojtari i parë portugez që ka shënuar het-trik në histori të Serie A.
https://twitter.com/mobamz/status/1214213560328507392
Ky het-trik ishte i 56-ti për Ronaldon në karrierë, më shumë se çdo futbollist tjetër aktiv.
Po ashtu Ronaldo bëhet lojtari i parë që ka arritur të shënojë në 18 vite radhazi (2003-2020). /Telegrafi/