Telegrafi

Het-trik nga Erling Haaland, asgjë e pamundur për norvegjezin

Manchester City është duke e demoluar Wolverhampton Wanderersin në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Më mirë të thuhet se Erling Haaland është duke e mposhtur i vetëm kundërshtarin, pasi ka kompletuar het0trik-un e tij.

Goli i parë i norvegjezit u shënua në pjesën e parë, më saktësisht në minutën e 40-të me një asistim të Kevin de Bruynes.

Por, në 45 minutat e dytë, sulmuesi i Citizens është edhe më i pandalshëm.

Ai ia doli të shënonte dy gola të tjerë (49’, 54’), duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe për të kompletuar het-trik-un e tij.

Me këto tri gola, Haaland ka shkuar në kuotën e 25 golave dhe het-triku i katër i tij deri më tani në këtë edicion. /Telegrafi/