Telegrafi

Het-trik i Torres në fitoren e lartë Liverpoolit

Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi spanjoll Fernando Torres, i cili shënoi tri herë në këtë përballje.

Torres filloi serinë e golave në minutën e 12-të, ndërsa tre minuta më pas (15’), Geovanni barazoi rezultatin.

El Nino krijoi sërish epërsinë për të Kuqtë (28’) dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë (47’), Torres kompletoi het-trikun e tij duke shënuar për rezultatin 3-1 në favor të vendasve.

Për ta fundosur krejtësisht skuadrën mysafire u përkujdesën Steven Gerrad (61’) dhe Ryan Babel (88’dhe 90’) duke bërë që Liverpooli ta mbyllë ndeshjen me rezultatin 6-1.