Telegrafi

Het-trik i Owen në fitoren e United

Protagonisti i mbrëmjes ishte sulmuesi i United, Michael Owen, i cili shënoi het-trik në këtë përballje (44’, 83’ dhe 90’), ndërsa të vetmin gol për vendasit e shënoi boshnjaku Edin Dzeko.

Në takimin tjetër të Grupit B, CSKA Moska e ka mposhtur Besiktasin në Stamboll, me rezultat 2-1, për të marrë vizën për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Nga ky grup vazhdojnë tutje, Manchester United dhe CSKA Moska, ndërsa Wolfsburgu do të bëjë gara në Europa League. /Telegrafi/