Heshtje nga Qeveria e cila duhet ti realizojë zgjedhjet pas porosisë së mbrëmshme të euro komisarit për zgjerim Johannes Hahn – në të cilën ai u porositi liderëve që nëse nuk punojnë së bashku dhe nuk përqendrohen për zgjedhje të drejta dhe demokratike, qeveria e re nuk do të pranohet dhe njihet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër, në VMRO-DPMNE, pa e komentuar konkretisht deklaratën e komisionarit evropian për zgjerim, as po ngjarjet e fundit të cilat Hahn i potencoi si një hap prapa, thonë se partia dëshiron që kjo krizë të përfundojë, ti jepet fund këtij shkatërrimi nga opozita. Nga partia e Gruevskit pohojnë se ata kanë qenë gjithnjë konstruktiv dhe kanë kontribuuar për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për dalje nga kriza dhe kthim në rrugën e vërtetë, thonë nga partia e Gruevskit.
Nga BDI, shkurt komentojnë se do të ketë zgjedhje më 5 qershor, por edhe se presidenti Ivanov duhet urgjentisht ta tërheq vendimin për falje. Nga BDI thonë se janë në kërkim të mënyrave për këtë./Telegrafi/