Nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, tani për tani nuk ka asnjë reagim për propozim programin e qeverisë të prezantuar nga LSDM-ja opozitare. Alsat M pyeti, por nuk mori përgjigje nëse Ivanov pajtohet me qëndrimin e Zaevit se brenda dhjetë ditëve duhet t’ia japë atij mandatin, si dhe cili është vlerësimi i Presidentit në lidhje me përmbajtjen e programit.
Derisa nga Presidenca nuk ka njoftime si do të veprojë Ivanovi, LSDM-ja vlerëson se shteti nuk mund të mbetet pa qeveri për shkak të krimeve të VMRO-DPMNE-së.
Ndërsa nga ana tjetër OBRM-PDUKM-ja përsëriti vlerësimin se programi qeveritar i LSDM-së, nuk e përjashton Deklaratën e përbashkët të shqiptarëve.
LSDM-ja është kundërpërgjigjur duke theksuar se OBRM-PDUKM-ja, përmes deklaratave të tilla po përpiqet të mbrohet nga përgjegjësia penale. Sipas kësaj partie vetëm VMRO-ja ka nevojë të shtiret se nuk e sheh programin e qeverisë së re, sepse kryesia e partisë ka nevojë që ta thellojë krizën politike./Telegrafi/