Site icon Telegrafi

Heshtje në KSHZ: Komisioni assesi ti numërojë votuesit e “dyshimtë”

Në Komision ka mendime të ndara dhe zënka të ashpra rreth vendimit përfundimtar për çështjen e cila është nga më të rëndësishme për mbajtjen e zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Komisioni shtetëror zgjedhor akoma nuk ka dalë me informatë zyrtare për rezultatet e kontrollit të kryqëzuar të Listës zgjedhore. Në KSHZ tanimë dy ditë mbretëron heshtje dhe askush nuk komenton përse ka vonesë në tërë procesin e pastrimit të listës së votuesve.

Jo zyrtarisht, në KSHZ ka mendime të ndara dhe zënka të ashpra rreth vendimit përfundimtar për çështjen e cila është nga më të rëndësishme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ajo që dihet është se kontrolli në terren ka përfunduar dhe vijon faza e fundit e regjistrimit të dhënave nga fletat anketuese në aplikacionin elektronik.

Kontrolli zhvillohet nga 27 marsi dhe janë kontrolluar më shumë se 89.000 votues të dyshimtë ose të paqëndrueshëm. Në mënyrë plotësuese, në mënyrë administrative janë duke u kontrolluar rreth 100.000 votues, dhe priten rezultate edhe për to.

Pasi të vërtetohet nëse ka dhe sa votues nga Lista zgjedhore janë të dyshimtë, KSHZ duhet ti dorëzojë të dhënat deri te institucionet kompetente që të vendoset se çfarë do të bëhet me to.

Procedura për mënjanim nga Lista zgjedhore është shumë e ndërlikuar dhe do të jetë vështirë që dikush të shlyhet nga Lista zgjedhore. Fillimisht nevojiten dëshmi të forta për kontestim të shtetësisë, ndërsa pala e dëmtuar ka të drejtë të nis procedim para Gjykatës administrative, e cila mund të zgjas me muaj.

Sipas kësaj, janë të pakta gjasat që dikush të shlyhet nga lista deri më 5 qershor. Lista zgjedhore duhet të vihet në shqyrtim publik deri më 17 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version