Telegrafi

Heshtët ‘Anfield’, Reus shënon për Dortmundin (Video)

Marco Reus ka shënuar golin e tretë për Dortmundin në ‘Anfield Road’.

Sulmuesi gjerman pranoi një top të bukur nga mbrojtësi Mats Hummels, dhe përballë belgut Mignolet shënoi për 3-1.

Aktualisht rezultati i dy ndeshjeve është 4-2 në të mirë të Dortmundit dhe vështirë të besohet se Liverpool do t’i shënojë tre gola tjerë për rikthim. /Telegrafi/