Site icon Telegrafi

Hertha Berlin insiston në transferimin e Donis Avdijajt

Donis Avdijaj është rikthyer te Zurichu pas aventurës gjashtë mujore si i huazuar te TSV Hartberg në elitën e futbollit austriak.

Sulmuesi kosovar bëri shumë mirë në Austri, ku realizoi shtatë gola dhe asistoi në pesë të tjerë në 16 ndeshje të zhvilluara.

Megjithatë qëndrimi te Zurichu nuk pritet të jetë gjatë pas rikthimit nga huazimi, pasi ai mund ta vazhdoj karrierën në Gjermani.

Skuadra e madhe gjermane, Hertha Berlin po insiston në transferimin e sulmuesit kosovar në kryeqytetin gjerman.

Hertha ka rënë në Bundesliga 2 dhe qëllimin e kanë për tu rikthyer shpejt në elitë, derisa Avdijajn e shohin si një futbollist që do t’i ndihmojë shumë në repartin ofensivë.

Lexo po ashtu Donis Avdijaj drejt rikthimit në Gjermani, tre skuadra duan shërbimet e tij

Mediat gjermane kanë raportuar se drejtuesit e dy klubeve janë në negociata dhe së shpejti mund të gjejnë një marrëveshje.

Kujtojmë që Avdijaj karrierën e ka nisur në Gjermani, ku ka luajtur për Schalke 04. /Telegrafi/

Exit mobile version