Olympique Lyon nuk do të jetë në gjendje të llogarisë te Lucas Tousart për Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, pasi ai duhet të bashkohet me Hertha Berlinin.
Tousart shënoi golin e vetëm të ndeshjes së parë në shkurt dhe ndeshja kthyese pritet të zhvillohet në fillim të muajit gusht.
Sidoqoftë, ai nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshje, sepse ai është në huazim nga Hertha Berlin deri më 30 qershor, duke i bërë kështu një favor Juventusit.
?? Lucas Tousart gives Lyon the lead in the tie ⚽️#UCL | @OL_English pic.twitter.com/RLL4bsYoAR
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 1, 2020
Gjermanët sot kanë njoftuar klubin francez se nuk do t’ia zgjasin huazimin.
Good news everyone! ?@lucas_tousart29 will join us from July ? ⚪#hahohe pic.twitter.com/C5R0ccOM5c
— Hertha Berlin (@HerthaBSC_EN) June 9, 2020
Kjo do të thotë se Tousart do të stërvitet me Hertha Berlin nga korriku, ashtu siç ka qenë marrëveshja.
Mesfushori 23-vjeçar u shit te Hertha Berlin në janar për 25 milionë euro, por u la edhe për gjashtë muaj Lyon. /Telegrafi/