Site icon Telegrafi

Herri Redknap bën për spital gruan e tij!

Bashkëshortja e trajnerit anglez Herri Redknap ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për në spital, pas një aksidenti të çuditshëm, me Redknap që e tërhoqi zvarrë me makinë, pa e kuptuar çfarë po bënte.

Sandra Redknap, 69 vjeç, po zbriste nga makina Ranger Rover e ngarë nga Herri, por ky i fundit nuk e kuptoi që bashkëshortja nuk ishte larguar ende dhe xhaketa i mbeti e mbërthyer te dera, ndërkohë që makina largohej, transmeton Sportal.al

Dëshmitarët thanë se zonja Redknap ishte e shtrirë në tokë, në agoni, në një pellg gjaku, ndërsa do të operohet me urgjencë.

 

Exit mobile version